![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/06/veri-1.jpg)
Policia e Kosovës shton praninë në Mitrovicë të Veriut (foto)
Tre pjesëtarë Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri të Kosovës, ka bërë me dije ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, teksa ka njoftuar se në këtë aksion është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Milun Milenkoviq, i njohur si “Lune” .
Pas arrestimit të anëtarit “Mbrojtjes Civile” është tensionuar situata në Mitrovicën e Veriut. /REL
![Policia e Kosovës e ka nisur të martën një aksion në veri, gjatë të cilit është arrestuar Millun Milenkoviq- Llune.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-5768-08db6c0a38e3_w1023_s.jpg)
Policia e Kosovës e ka nisur të martën një aksion në veri, gjatë të cilit është arrestuar Millun Milenkoviq – “Llune”.
![Sipas autoriteteve të Kosovës, ai është një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile'".](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-cb06-08db6c0a38f5_w1023_s.jpg)
Sipas autoriteteve të Kosovës, ai është një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’”.
![Gjatë aksionit në veri të Kosovës janë lënduar tre pjesëtarë Policisë së Kosovës.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-3928-08db6c0a38f3_w1023_s.jpg)
Gjatë aksionit në veri të Kosovës janë lënduar tre pjesëtarë Policisë së Kosovës.
![Sirenat e alarmit janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut pasditen e së martës.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-d860-08db6c0a05d0_w1023_s.jpg)
Sirenat e alarmit janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut pasditen e së martës.
![Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova nuk duhet të tolerojë akte kriminale të grupeve kriminale.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-085a-08db6c0a4350_w1023_s.jpg)
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova nuk duhet të tolerojë akte kriminale të grupeve kriminale.
![Përmes një postimi në Facebook, ministrja Haxhiu ka thënë se “pas angazhimit të madh nga ana e Policisë së Republikës së Kosovës është jetike që institucionet e drejtësisë të jenë në krye të detyrës dhe të ndërmarrin veprime në përputhje me përgjegjësitë e tyre”.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-0f9d-08db6c0a42b4_w1023_s.jpg)
Përmes një postimi në “Facebook”, ministrja Haxhiu ka thënë se “pas angazhimit të madh nga ana e Policisë së Republikës së Kosovës është jetike që institucionet e drejtësisë të jenë në krye të detyrës dhe të ndërmarrin veprime në përputhje me përgjegjësitë e tyre”.
![Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-30ca-08db6c0a38f4_w1023_s.jpg)
Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.
![Qytetarët serbë kanë filluar të grumbullohen në qytet.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-183f-08db6c070a6c_w1023_s.jpeg)
Qytetarët serbë kanë filluar të grumbullohen në qytet.
![Policia e Kosovës në "Mëhallën e Boshnjakëve" .](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-2d2d-08db6c070a77_w1023_s.jpeg)
Policia e Kosovës në mëhallën e Boshnjakëve.
![Disa automjete të blinduara në Mëhallën e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-e986-08db6c034def_w1023_s.jpg)
Disa automjete të blinduara në mëhallën e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut.
![Mëhalla e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-a587-08db6c070a8c_w1023_s.jpeg)
Mëhalla e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut.
![Automjetet e blinduara janë parë në rrugën që të çon në drejtim të shkollës së mesme teknike, ku janë mbledhur serbët lokalë.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-7314-08db6c070a7b_w1023_s.jpeg)
Automjetet e blinduara janë parë në rrugën që të çon në drejtim të shkollës së mesme teknike, ku janë mbledhur serbët lokalë.