Rritet qarkullimi i furnizimit me ujë, bie i asaj me rrymë

13 qershor 2023 | 15:15

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të industrisë për muajin mars 2023.

Në muajin mars 2023, indeksi i qarkullimit të industrisë kishte rritje më të madhe te furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave me 1.22%.

Ndërkaq, rënia më e madhe ishte te furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me (-0.33%), krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (mars 2022).

Në muajin mars 2023, indeksi i numrit të të punësuarve, kishte rënie te Industria nxjerrëse (minierat dhe guroret) me (-0.12%), te industria përpunuese me (-0.03%) dhe te furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (-0.01%), krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (mars 2022).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar politikën si…