I arrestuari nga Policia e Kosovës në veri është trajner i kikboksit dhe shofer i ish-ministrit të Listës Srpska

13 qershor 2023 | 19:02

Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune për sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në protestat e dhunshme në veri të vendit. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se Milenkovic ishte një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësi i bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Kosovës.

Bëhet e ditur se i arrestuari Milun Milenkovic- Llune ka qenë një kohë shofer i njërit prej ministrave të Listës Srpska në Qeverinë e Kosovës.

Për të, Sveçla tha se i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

Gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe tre nga ta janë të lënduar lehtë.

Pas arrestimit të tij u dëgjua alarmi në veri të vendit, derisa u mblodhën më shumë qytetarë në protestë.

Arrestimi i tij pasoi konferencën e kryeministrit Kurti, i cili prezantoi një plan pesëpikësh për shtensionimin e situatës. Pika e parë e planit ishte pikërisht “përmbushja e ndjekjes penale dhe gjykimit e kriminelëve që sulmuan Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe gazetarët”, ndërsa në pikën e dytë kërkohet “ndërprerja e menjëhershme e sulmeve të grupeve të dhunshme kundër institucioneve legjitime në raport me të cilën do të mund të bëhej zvogëlimin i prezencës së Policisë në objektet komunale”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka pranuar një letër nga…