Ministri Gashi: Stadiumi meritë e MKRS-së dhe Fadil Vokrrit

12 gusht 2018 | 16:51

Ministri i Kulturës, Rinisë, dhe Sportit, Kujtim Gashi ka mbajtur konferencë për media në Stadiumin e Prishtinë “Fadil Vokrri” një ditë para finales së Superkupës.

“I ftoj të gjithë sportdashësit dhe qytetarët që të jenë në stadium dhe të festojmë në këtë ngjarje të madhe sportive, në këtë stadium që i plotëson kriteret e UEFA-s. U bëjë thirrje ‘Dardanëve’, ‘Plisave’ dhe tifozëve të tjerë që të festojnë dhe ta ruajmë këtë pasuri, sepse kemi investuar si Qeveri e Kosovës dhe kemi qenë jashtëzakonisht të përkushtuar që stadiumi t’i plotëson të gjitha kriteret e kërkuara nga UEFA. Është lojë testuese, por shumë e rëndësishme për sportin në Kosovë se mund ta marrim dritën jeshile që në këtë stadium të zhvillohen edhe ndeshjet e tjera”, ka thënë ministri Gashi, i cili ka vlerësuar se të hënën është një moment historik dhe i veçantë pas një përkushtimi të madh të gjithë akterëve që kanë punuar në këtë drejtim po ashtu dhe një pune e madhe e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit  për të investuar në njërin prej stadiumeve më të bukura të Kosovës. “Nesër do ta shënojmë njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme në Kosovë, ky është një moment sa emocional edhe krenar për të gjithë neve që kemi qenë të përfshirë në këtë proces, Ky është një investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, një përpjekje e jona e vazhdueshme për të avancuar infrastrukturës sportive në vend”, ka deklaruar ai. Ministri Gashi shprehu emocionet edhe falënderimet për legjendën e futbollit në Kosovës, të ndjerin Fadil Vokrri, duke thënë se: “Nëse ka individ që duhet të falënderohet në Kosovë për këtë vepër është i ndjeri Fadil Vokrri”.

Ministri Gashi theksoi që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të vazhdon të investon në sektorin e sportit. Sipas tij së shpeti do të fillojnë investimet në stadiumin ‘Adem Jashari’ për ta kthyer në stadium të kategorisë së katërt.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Rita Ora po shijon…