![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/06/kurti-6.jpg)
Mobilizohet qeveria, të enjten mblidhet Këshilli i Sigurisë i Kosovës
Për shkak të zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, në të cilit sot u rrëmbyen tre policë të Kosovës, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Kosovës, nën kryesimin e kryeministrit Albin Kurti, do të mblidhet të enjten për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm pas këtyre zhvillimeve.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të KFOR-it, por edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Policia e Kosovës tha sot se tre pjesëtarë të saj janë arrestuar nga autoritetet serbe në afërsi të kufirit me Serbinë.
Policia e Kosovës tha se forcat paqeruajtëse të NATO-s janë informuar dhe po e trajtojnë rastin.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkroi në rrjetet sociale se “rrëmbimi i tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës është agresion nga ana e Serbisë.