Vuçiqi i rrëmbeu policët e Kosovës sikurse Millosheviqi oficerët e OKB-së në Bosnjë

14 qershor 2023 | 20:49

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas kidnapimit të policëve të Kosovës nga Serbia në afërsi të kufirit.

“Rrëmbimi i tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga regjimi i Vuçiqit në thellësi të territorit të Kosovës është përsëritja e praktikës kriminale të padronit të Vuçiqit (Millosheviçit), i cili urdhëroi rrëmbimin e oficerëve të OKB-së gjatë luftës në Bosnje për të shantazhuar Perëndimin”.

Ajo ka thënë se ky përshkallëzim duhet të shërbejë si një thirrje për zgjim të gjithë atyre që e njohin përshkallëzimin e luftërave ballkanike viteve të 90’ta. Duke shtuar se Vuçiqi po i frynë këtij destabilizimi.

”Ky përshkallëzim shërben si një thirrje zgjimi për të gjithë ata që njohin përshkallëzimin e luftërave ballkanike të viteve 1990. Kjo është e paimagjinueshme pa pranimin e vazhdueshëm të dhunës së Vuçiqit nga aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë. Ky akt i agresionit ndërkombëtar është një provë e qartë e Perëndimit”, ka shkruar Gërvalla në “Twitter”.

Ajo ka thënë se Vuçiqi dëshiron përshkallëzimin e situatës, duke shtuar se nuk dallon nga Millosheviqi për nga metodat.

Po ashtu ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të policëve kosovarë.

”Vuçiq padyshim do të përshkallëzohet më tej në të gjithë rajonin nëse nuk ka një ndalesë të qartë nga NATO. I bëjmë thirrje Vuçiqit që të lirojë menjëherë policët tanë. Ne i bëjmë thirrje Perëndimit të ngrihet në mbrojtje të aleatëve perëndimorë dhe të ndalojë përshkallëzimin e Vuçiqit”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se asnjë ushtar…