Gjenden dy kallashnikovë në veturën e djegur të të dyshuarve për vrasjen te “Rruga C”

14 qershor 2023 | 22:22

Sinjali raportoi sonte për vrasjen që ndodhi te ‘Rruga C’ në Prishtinë, ku një person është privuar nga jeta, duke u qëlluar me kallashnikov. Viktima nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve dhe ka vdekur, ndërsa të dyshuarit kanë arritur të ikin.

Vetura e personave të përfshirë në këtë rast, u gjet e djegur jo shumë larg vendit ku ndodhi vrasje.

Sinjali mëson se në automjetin që të dyshuarit ia vënë flakën për t’i zhdukur gjurmët, zyrtarët policorë kanë gjetur dy kallashnikovë, armë këto të cilat dyshohen se janë përdorur për vrasjen e viktimës.

Rasti është konfirmuar tashmë për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës.

 “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete. Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”.

Ky është personi që dyshohet se u ekzekutua me kallashnikov në Prishtinë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj…