Edita Doli me “ushtarët” e emisionit Radar, mbledh 238 mijë euro për tre ditë

14 qershor 2023 | 22:43

Moderatorja Edita Doli nga emisioni “Radar” në Radio Dukagjini, pas ndihmës së dëgjuesve të saj, ka siguruar një shumë prej 238 mijë eurosh për rastin e Lumi Bordoniqit. Ky rezultat e bën të jetë moderatorja më e besuar në mediat shqiptare.

Është çdo ditë bashkë me dëgjuesit, nga të qeshurat e deri tek rastet e ndryshme humanitare që tash e 10 vjet i del ball bashkë me “ushtarët” e emisionit Radar, në Radio Dukagjini. Bëhet fjalë për moderatoren Edita Doli e cila në rastin e fundit edhe vet ka mbetur pa fjalë.

Vetëm për tre ditë, Edita Doli me dëgjuesit e vet arritën shumën prej 238 mijë euro për rastin e Lumi Bordoniqit. E kjo shifër padyshim Editën e bën moderatoren më besimin më të madh në mediet tona.

Ky besim normalisht edhe vet moderatoren e ka bërë të reagoj në rrjetet e saj sociale, ku me përulësi ka falënderuar dëgjuesit e Radio Dukagjinit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kroacisë e ka përmbysur rezultatin ndaj Holandës në…