Policët janë rrëmbyer në territorin tonë, nuk zmbrapsemi në kërkim të drejtësisë

15 qershor 2023 | 10:23

Ministri i Brendshëm, Xhelal Svelça, ka deklaruar se tre policët janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës nga forcat speciale serbe.

Në deklaratën për medie pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Svelça ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth 1 km brenda territorit si hakmarrje për arrestimin e kriminelit Llune.

“Javët e fundit RKS është përballur me tentativa për destabilizim. Ku ka ndodhur ngjarja është rreth një 1 km brenda territorit, rruga ishte me gropë, është e pamundur të kalohet në Serbi. Në këtë lokacion me prapavijë të territorit të Kosovës, pa pasur edhe drunj me qëllim të bllokimit të arritjes së asistencës. Është hakmarrje pas arrestimit të kriminelit Llune. Për ne, është e papranueshme dhe incident shumë i rëndë. Bëjmë thirrje për lirimin e zyrtarëve tanë dhe kthimin në Kosovë, në polici e pranë familjeve të tyre.  Ritheksoj se nuk ndalemi e zmbrapsemi në kërkim të drejtësisë, rendit e ligjit. Qytetarët tanë nuk do të shtypen e shkelen por do të mbrohen, Serbia duhet të mbahet përgjegjëse”, ka theksuar ministri Svelça.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i…