Mbyllen shkollat në Vushtrri

15 qershor 2023 | 10:43

Si pasojë e motit të ligë dhe reshjeve të shumta të shiut dhe rrezikut nga vërshimet, Drejtoria Komunale e Arsimit në Vushtrri, e udhëhequr nga Dardan Abazi, drejtor i DKA-së, përmes një njoftimi drejtuar të gjitha shkollave, ka njoftuar se ndërpritet mësimi sot dhe nesër në të gjitha shkollat e Vushtrrisë.

Drejtori i DKA-së ka thënë se janë duke e përcjellë situatën me vëmendje dhe do të bëjnë sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, prandaj, sipas tij, pas përmirësimit të gjendjes nxënësit dhe mësimdhënësit do t’i kthehen jetës normale në sistemin arsimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Brendshëm, Xhelal Svelça, ka deklaruar se tre policët…