Daliq: Fitore historike, ka ardhur koha të fitojmë medaljen e artë

15 qershor 2023 | 11:12

Kroacia mposhti Holandën në gjysmëfinalen e “Final Four” në Nations League dhe në finale prej fituesit e çiftit Spanjë-Itali.

Kombëtarja ballkanike triumfoi 4-2 përballë Holandës në “De Kuip” të Roterdamit. Ndërkohë që koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2. Djemtë e Zlatko Dalic nuk u përmbajtën aspak në minutat shtesë, duke shkatërruar plotësisht skuadrën e Koeman.

Daliq, i cili udhëhoqi Kroacinë në dy Botërorët e fundit drejt shpalljes nënkampion (2018) dhe vendi i tretë (2022), tani pret të artën. Ndërkohë që ka një dedikim të veçantë për triumfin kundër “tulipanëve”, shkruan supersport.

“Këtë fitore ia dedikojmë popullit kroat. Tifozët u treguan sërish fantastike me mbështetjen e pakursyer ndaj nesh. Kjo ishte një ndër fitoret më të mëdha. Një sukses historik! Të thyesh 4-2 Holandën në fushën e saj është diçka që do të mbetet në histori. Ne punojmë fort në stërvitje dhe tani po shijojmë frytet e sakrificave tona. Lojtarët e konfirmuan edhe njëherë se janë gati të luftojnë kur vjen puna për Kroacinë. Fituam një tjetër medalje pas asaj në Kupën e Botës, por tani duam medaljen e artë. Pas medaljes së argjendtë dhe të bronztë, tani ka ardhur momenti të fitojmë medaljen e artë”, u shpreh Zlatko Daliq, i cili vijon të zhvillojë një punë të shkëlqyer në stolin e Kroacisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Euro 2024 do të nisë saktësisht pas një viti me kombet…