Spanja dhe Italia në kërkim të finales

15 qershor 2023 | 11:25

Spanja dhe Italia do të ndeshen së bashku për biletën e finales në Ligën e Kombeve.

Mbrëmjen e djeshme, Kroacia mposhti Holandën në shtesa dhe kështu ata do të jenë finalistët e parë, ku do të presin një mes spanjollëve ose italianëve në finalen e madhe. Spanja është një kundërshtar i fortë për Italinë sonte, një pengesë e vështirë.

“Ata dominuan për një kohë të gjatë dhe tani, si ne, ata po ndryshojnë diçka, veçanërisht me udhëzimet e reja teknike. Por duke pasur parasysh cilësinë dhe sasinë e lojtarëve që kanë, ata janë gjithmonë një kundërshtar i vështirë. Do të shohim nesër nëse do të jemi të aftë për të fituar këtë ndeshje. Është një sukses për ne që kemi arritur në fazën finale të turneut, është hera e dytë që kemi sukses dhe është një rezultat i mirë, veçanërisht sepse kishim një grup të vështirë”, shpjegoi Mançini, trajneri i të kaltërve në konferencën e djeshme për shtyp përpara sfidës.

Kjo sfidë e sotme është si një finale e madhe kombëtare, pasi të dyja skuadrat kanë emër të madh në futbollit botëror dhe gjithmonë e kanë treguar se janë të afta të dhurojnë spektakël dhe emocione.

Italia është më e fortë fizikisht, por Spanja ka një taktikë dhe teknikë loje tepër të rrezikshme dhe të bukur. Sot njëri prej këtyre dy ekipeve do të marrë biletën e fundit për në finalen e Ligës së Kombeve, ku atje i pret Kroacia.

Formacionet e mundshme:

Spanja: Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Alba; Rodri, Zubimendi, Ruiz; Asensio, Morata, Gavi

Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Toloi, Acerbi, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Retegui, Pellegrini

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV-OEGJK), ka shprehur shqetësim lidhur me zhvillimet…