Kurti: Escobarit dhe Hovenierit u thashë se pres që KFOR-i të ma dërgojë konkluzionin për rastin, mirëpo asnjë informacion

15 qershor 2023 | 11:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbrëmë ka biseduar në telefon me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe me ambasadorin amerikan në Prishtinë. Jeffrey Hovenier.

Kurti ka thënë se atyre u ka thënë se pret që KFOR-i që para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë që është mbajtur sot t’i dërgojë atij informacionin dhe konkluzionin për rastin e kidnapimit të tre policëve të Kosovës të mërkurën.

“Unë mbrëmë ka pasur bisedë telefonike me të dy, edhe me emisarin special amerikan, Gabriel Escobar, edhe me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier me të cilët kemi diskutuar situatën e sigurisë dhe unë u kam thënë se pres që KFOR-i të më sjellë informacion mua në formë të vlerësimit, konkluzionit, para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë e cila u mbajt sot në ora 7 të mëngjesit. Mirëpo, asnjë informacion”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi që luan në La Liga, Vedat Muriqi, ka shprehur…