Këshilltari i Kurtit, BE-së dhe ShBA-së: A kemi ende një marrëveshje Kosovë-Serbi?

15 qershor 2023 | 12:32

Këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka drejtuar pyetje në adresë të Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëse ka ende një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Zulfaj këtë pyetje e ka bërë duke renditur disa zhvillime kronologjike, që nga propozimi i marrëveshjes nga BE-ja, që në fillim quhej edhe propozim franko-gjerman. Ai ka thënë se Kosovës iu bë presion që ta pranojë atë.

Këshilltari i Kurtit ka thënë se pasi Kosova ka pranuar dhe kërkuar që të nënshkruhet marrëveshja, ku të njëjtën gjë nuk e ka bërë Serbia.

Pastaj, ai ka thënë se Serbia ka kufizuar implementimin, duke shkelur paragrafët 2, 3 dhe 4 të marrëveshjes.

Zulfaj ka thënë se nuk është dënuar fare Serbia dhe nuk është marrë asnjë masë ndaj shtetit serb.

“A kemi ende një marrëveshje, BE, Gjermani, Francë dhe ShBA?”, ka pyetur Zulfaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Richarlison ka zbuluar se do të ishte “ëndërr” të vishte…