Unitedi heq dorë nga Kane

15 qershor 2023 | 12:38

Manchester Unitedi është tërhequr nga gara për Harry Kane, duke qenë se e konsideron shumë të lartë çmimin që i ka vënë Tottenham Hotspur.

“The Guardian” njofton se “Djajtë e Kuq” nuk mund ta paguajnë shumën e kërkuar nga “Spurs”-at për nënshkrimin e sulmuesit anglez.

Kane ka vetëm një vit në kontratën e mbetur, ndërsa pronari i klubit, Daniel Levy, nuk shumë i interesuar që ta shesë në këtë afat kalimtar. Në rast të mostransferimit dhe mos rinovimit të kontratës, atëherë 29-vjeçari mund të largohet në verën e ardhshme me parametrat zero.

Derisa Unitedi e ka kthyer interesimin kah sulmuesi i Atalantas, Rasmus Hojlund, për kapitenin e Tottenhamit është i interesuar edhe Real Madridi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka bërë shkelje të…