Çitaku për pezullimin e licencës së ‘Klan Kosovës’: Fushatë e ndyrë, kjo mendësi nuk kalon

15 qershor 2023 | 12:42

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovë (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas pezullimit të licencës së biznesit të “Klan Kosovës”.

Çitaku ka thënë se këtij pezullimi i ka paraprirë një fushatë e ndyrë dhe dehumanizuese kundër gazetarëve.

“Pezullimit të licencës së biznesit të ‘Klan Kosovës’ i ka paraprirë një fushatë e ndyrë dhe dehumanizuese kundër gazetarëve.  Eksponentët e lartë të LV-së kanë demonizuar e akuzuar si tradhtarë secilin që nuk i është nënshtruar liderit të partisë.  Një model i rrezikshëm, i përzier me arrogancë, popullizëm, injorancë dhe autoritarizëm po Qeverisë me Kosovën.  Kjo mendësi nuk kalon”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester Unitedi është tërhequr nga gara për Harry Kane, duke…