24-vjetori i çlirimit të Gjilanit, Hyseni bën homazhe te varrezat e dëshmorëve

15 qershor 2023 | 12:56

Gjilani ka shënuar të enjten 24-vjetorin e çlirimit, përvjetor ky që po shënohet me një varg aktivitetesh, të cilat po mbahen nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni.

Fillimisht, janë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, me ç’rast kryetari Alban Hyseni ka thënë se sot nderojnë dëshmorët dhe të rënët për liri për të përkujtuar përgjithmonë themelet mbi të cilat është ngritur ky shtet.

“Sot nderojmë dëshmorët dhe të rënët për liri për të përkujtuar përgjithmonë themelet mbi të cilat është ngritur ky shtet dhe bazën e vlerave të cilat duhet t’i respektojë shoqëria jonë”, ka thënë Hyseni.

Për më tepër, ai ka theksuar se sakrifica e madhe që është bërë për shtetin, duhet të jetë gjithmonë në kujtesën tonë gjatë punës së përditshme.

Në emër të Komunës së Gjilanit, kryetari Hyseni u ka uruar të gjithë qytetarëve ditën e çlirimit, me shpresën dhe me besimin që këto kujtime që i bëjmë në këta përvjetorë, të jenë gjithmonë në punën tonë të përditshme si kujtesë e shoqërisë për sakrificën e madhe që është bërë për të ndërtuar shtetin tonë.

Kurse ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi ka thënë se para 24 vitesh, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me aleatin e saj më të fuqishëm, Ushtrinë Amerikane hynë në Gjilan dhe e bënë qytetin e lirë, ditë kjo që erdhi pas një përpjekje dhe sakrifice shekullore të brezave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë…