Gazeta gjermane: Raportet e Kosovës me Perëndimin më të këqija se kurrë më parë, vendin e pret ‘izolimi diplomatik’

15 qershor 2023 | 16:39

Gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ)” i ka kushtuar një artikull “përplasjeve” ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Bashkimit Evropian lidhur me disa nga çështjet që kanë të bëjnë me veriun e vendit të banuar me serbë etnikë.

Në artikullin e shkruar nga gazetarët gjermanë Michael Mertens dhe Thomas Gutschker që titullohet “S’ka më miq?”, është theksuar “çarja” në raportet në mes të Kosovës dhe Perëndimit, për shkak të mospërfilljes së kërkesave të tyre nga kryeministri i vendit për uljen e tensioneve në veriun e territorit të banuar me shumicë serbe.

“Perëndimi pothuajse gjithmonë ka mbajtur anën e Kosovës. Por për momentin jo vetëm që janë të tensionuara marrëdhëniet me ShBA-në, por edhe me BE-në”, është thënë në artikullin e “FAZ”-it, në të cilin konfirmohen edhe njëherë sanksionet ndaj Qeverisë së Kosovës.

Takimet me përfaqësuesit e Kosovës në Bruksel dhe në disa shtete anëtare që ishin planifikuar për këtë javë janë anuluar, tregojnë burime diplomatike të FAZ-it, ndërsa vendimi përkatës ishte marrë të martën në Komisionin për Politikë dhe Siguri.

“Të gjitha shtetet anëtare përfaqësohen nga një ambasador. Komisioni i BE-së tani do të ngrijë programet me Kosovën, veçanërisht si pjesë e nismës së investimeve miliarda euro për Ballkanin Perëndimor. Është hera e parë që unioni vepron kundër Prishtinës në këtë mënyrë. Duhet izolim diplomatik”, shkruan “FAZ”-i.

Thelbi i pakënaqësisë evropiane dhe amerikane ndaj kryeministrin Kurti, sipas gazetës gjermane, qëndron në refuzimin e tij për të themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe në Kosovë, për të cilën ishte rënë dakord qysh në në vitin 2013 në Bruksel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Lundrimit e Kosovës, shpall të pavlefshme certifikatën e…