Ministri Murati të enjten në interpelancë

16 qershor 2023 | 13:36

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur të mbajë seancë të enjten e javës së ardhshme, me vetëm një pikë të rendit të ditës, interpelancën e ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Ai do të jetë në interpelancë, për rishikim të buxhetit dhe rritjen e pagave.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se kjo ka qenë kërkesë e partisë së tij.

Ai ka bërë të ditur se rritja e koeficient prej 105 në 129 euro, mbetet kërkesë e tyre./KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka folur të…