Dzeko, afër Fenerbahçes

16 qershor 2023 | 16:34

Sulmuesi Edin Dzeko duket se e ka mbyllur aventurën te skuadra e Interit. Sulmuesit boshnjak i skadon kontrata në fund të këtij sezoni me Interin dhe me shumë mundësi zikaltrit nuk do të rinovojnë me të.

Destinacioni i radhës për sulmuesin 37-vjeçar nuk do të jetë më në Itali, por në Turqi. Sipas “Sportmediaset”, klubi i ardhshëm ku Edin Dzeko do të vazhdojë karrierën është Fenerbahçe.

Agjenti i sulmuesit boshnjak thuhet se është në Turqi dhe po negocion me klubin. Kontrata që Fenerbahçe i ka ofruar Dzekos është për 2 vite, i cili në dy sezone do të përfitojë 12 milionë euro plus bonuse. Transferimi mund të kryhet në ditët në vijim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas…