Mos më prek në gazetarë!

16 qershor 2023 | 19:38

Shkruan: Arieta Mjeku Azizi

Kush prek gazetarët me dorë, qoftë edhe nëse ua krijon njollën prej zemre, veq pse prek ata, ka prekur integritetin, moralin dhe informatën e qelqtë.

Të shoh gazetarët, njerëzit që bëjnë punën më të ndershme e më me djersë, duke u zvarritur nga huliganë e zdralana, e papranushme, e papërballueshme, aspak e drejt, jo humane, kapadaillak i kopjuar nga shkallët e zeza prej myku.
Gazetarët e vendit tonë kanë bërë historinë, kush thotë ndryshe ai nuk di gjë për ta e as për punën e tyre prej margaritari.

Ata janë sinonim i së drejtës, besimit, informacionit të ndershëm, hekurit, çelikut, shkathtësisë, punës me djersë, trimërisë, guximit dhe vendosmërisë.
Janë antonim i rrënjësishëm i mbretërisë të së keqes, të shëmtisë.

Kush prek gazetarët me dorë, ka prek moralin tënd!
Kush prek gazetarët me dorë, ka prek traditën tënde, ose më mirë të themi ka prek tentimin tënd për ta ruajtur fjalën e lirë dhe zemërgjerësinë tënde!

Mos m’i prekni gazetarët, o huliganë sepse ti mund t’i prekësh, t’i rrahësh, t’i zvarritësh, por nuk mund ta shembni kurrën e kurrës vendosmërinë dhe ndershmërinë e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit fizik…