Dedaj: Albin Kurti të japë dorëheqjen dhe të shpallen zgjedhjet e reja!

17 qershor 2023 | 18:08

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, duke komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, tha se pret dorëhqjen e Albin Kurtit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Dedaj tha se kjo duhet të ndodhë që të tejkalohet gjendja dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe të sanohen dëmet e shkaktuara me BE-në dhe SHBA-në.

“Personalisht pres doreheqjen e kryeministrit Kurti dhe zgjedhje te reja, me qëllim te tejkalimit te kesaj gjendje dramatike dhe te sanimit te demeve te rrezikshme me SHBA dhe BE, te cilat i ka shkaktuar pushteti aktual me mentalitet stalinist, perjashtues dhe kryeneq. Pavaresia e Kosoves eshte projekt i perbashket i Kosoves me Uashingtonin dhe Brukselin dhe vetem ky partneritet garanton sovranitet, integritet, paqë, siguri dhe integrim euro-atlantik” tha Dedaj për “Gazeta Blic”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka dënuar sulmet…