Dardanët nisen për në Budapest, nesër përballen me Bjellorusinë

18 qershor 2023 | 08:55

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë nisur drejt Budapestit. Nesër me fillim nga ora 20:45 do të përballen me Bjellorusinë në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të premten “Dardanët” luajtën kundër Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Nga ky takim të përzgjedhurit e Alain Giresse nuk morën më shumë se një pikë duke luajtur pa gola, 0:0.

Kosova aktualisht gjendet në vendin e katërt në Grupin I, me tri pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarë nga më shumë se 60 vende dhe qindra krerë…