ME MILLOSHEVIQIN DHE ME SHESHELIN, TASH EDHE ME RUSINË E PUTININ, KY ËSHTË VUÇIQI MODERN I SERBISË

18 qershor 2023 | 16:07


Ismet Sylejmani

Dita e Rusisë dhe dasma e xhelatit Vojisllav Sheshel, e nxorri edhe njëherë në siperfaqe fytyrën e vërtetë të Presidentit Serb Vuçiq!
Deri kur do ti shkojë kungulli mbi ujë nuk dihet, por se ky e meriton të jetë i fundosur kjo nuk ka asnjë dilemë!
Dikur në një parti me Sheshelin dhe në aleancë qeverisëse me Millosheviqin!
Sot me Putinin dhe me Rusinë, të cilët e gjithë bota i ka izoluar!
Ne dasmen e Sheshelit ishte krushku i parë, të gjithë e dijmë cili ishte dhe cili është qëndrimi i tij ndaj SHBA-së!
Në ceremoninë e ditës së Rusisë në Beograd ishte figura qendrore serbe, aty ku i thurren lavde dhe hymne Presidentit të Rusisë Putin, kundër të cilit është e gjithë bota në ballë me SHBA-në!
Për çka e mbanë në pushtet në Serbi populli serb këtë, dhe pse nuk e braktis bota euroatlantike këtë, mbetet të shihet, por një gjë është e sigurtë, se Vuçiqi është antishqiptar i madh dhe prorus i vërtetë, tjetër është që nuk guxon t’i manifestojë hapur këto apetite, ashtu sikur vepronte në kohën kur ishte në një parti me Sheshelin dhe në një Qeveri me Millosheviqin!

Deri kur do ta durojë faktori euro-atlantik, mbetet të shihet!

Prishtinë, 18 Qershor 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, ka bërë me dije…