Ministri Murati mohon se ka rënie të numrit të punësuarve

18 qershor 2023 | 17:00

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj raportimeve në medie se në vitin 2023 ka pasur rënie të numrit të punësuarve

Murati ka bërë me dije sipas të dhënave të fundit të ATK-së për muajin prill 2023 janë deklaruar 7 mijë të punësuar më shumë se sa në tre mujorin e parë të vitit 2022

“Informata e saktë sipas raportit të fundit të ATK-së është se për muajin prill 2023 janë të deklaruar 395 166 të punësuar, apo rreth 7 mijë më shumë sesa TM1 2022 – nëse duam t’i krahasojmë indikatorët ashtu si duhet”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

Sipas “Kosovapress”-it, i cili i është referuar të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), numri i përgjithshëm i të punësuarve në vitin 2023 ka shënuar rënie drastike në Kosovë.

Shprehur në numra, për 28 mijë e 85 vende është ulur numri i të punësuarve në muajin prill të këtij viti krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2022 kanë qenë të punësuar 388 mijë 531 persona, ndërsa, ky numër në prill të vitit 2023 ka rënë në 360 mijë e 446 qytetarë.

Por, Murati duke folur për këto shifra ka thënë se “autori ka bërë krahasim të vendeve të përgjithshme të punës në TM1 2022, me të punësuarit që kanë punë primare në prill 2023”.

Zvogëlohet numri i të punësuarve në Kosovë me rreth 30 mijë në vitin 2023

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është arrestuar të dielën nën dyshimin se është…