Aksidenti tragjik, gjendet një veturë në lumin ‘Lepenc’, dyshohet të jetë ‘BMW’ me targa të Kosovës

18 qershor 2023 | 17:35

Është gjetur një veturë në lumin Lepenc, rreth 200 metra larg vendit ku ka ndodhur fatkeqësia e familjes Pacolli nga Kosova.

Pritet të konfirmohet nëse vetura është “BMW” e familjes Pacolli dhe nëse brenda saj gjenden anëtarët e kësaj familje, njofton “KlanMacedonia”.

Paraprakisht, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se është arrestuar shoferi i veturës me targa nga Shkupi, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

“Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur kur vetura ‘Volkswagen Touran’ me targa maqedonase ka tejkaluar një kolonë veturash. Në momentin kur ka arritur paralelisht me një veturë ‘BMW’ me targa kosovare që lëvizte në të njëjtën kolonë, dy automjetet janë afruar dhe janë përplasur anash, pas së cilës vetura kosovare me katër pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në lumin Lepenc”, ka njoftuar prokuroria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zyrtar i Rusisë e ka pranuar të dielën se…