U vra nga një shqiptar, dhurohen të gjitha organet e 34-vjeçarit italian

19 qershor 2023 | 08:27

Giuseppe Tucci, 34 vjeç, humbi jetën në Rimini rreth një javë më parë pas një sherri në diskotekë.

Të gjitha organet e 34-vjeçarit janë dhuruar pasi kjo kishte qenë edhe dëshira e tij.

Organet e zjarrfikësit që humbi jetën pasi u rrah barbarisht me grushta një i ri shqiptar u dërguan në spitalin e Bolonjës, ndërsa të hënën pritet që i riu të përcillet për në banesën e fundit.

Autor i ngjarjes së rëndë, 28-vjeçari Klajdi Mjeshtri është vënë në prangat e autoriteteve italiane dhe akuzohet për vrasje me dashje.

Hetuesit e konsiderojnë 28-vjeçarin një person me rrezikshmëri të lartë. Ai akuzohet se e vrau zjarrfikësin italian duke e rrahur barbarisht me grushta e shkelma. E goditi rreth 50 herë në një rrugicë pranë diskotekës Frontemare, ku shqiptari punonte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti Agon Maliqi ka bërë një krahasim mes funksionimit të…