Fillon realizimi i dy projekteve në Burim të Malishevës

13 gusht 2018 | 12:57

Në fshatin Burim të Komunës së Malishevës kanë filluar të realizohen dy projekte me rëndësi për këtë fshat.

Projekti i parë ka të bëjë me zgjerimin e rrjetit të kanalizimit, ndërsa i dyti ka të bëjë me ndërtimin e fushës së futbollit në shkollën e fshatit Burim.

Për këtë qëllim të hënën nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i shoqëruar edhe nga drejtori i Urbanizmit, Islam Vrenezi, kanë vizituar këtë fshat për t’i parë nga afër punimet në këto dy projekte, si dhe janë takuar me banorët.

“Zgjerimi i kanalizimit, përkatësisht ndërtimi i rrjetit të kanalizimit për një pjesë të fshatit të cilët deri më tani nuk kanë pasur qasje në rrjetin e kanalizimit, ka rëndësi jetike për banorët, pasi rrjetet e kanalizimeve sot janë një domosdoshmëri. Gjithashtu edhe ndërtimi i fushës së sportit për nxënësit e shkollës por edhe për të rinjtë e fshatit ka rëndësi të madhe dhe ka qenë mëse e nevojshme”, ka thënë nënkryetari Berisha.

Ndërtimi i fushës së sportit për shkollën dhe ndërtimi i rrjetit të kanalizimit janë dy projekte për fshatin, që financohen nga buxheti i Komunës së Malishevës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Waney Rooney di të jetë gjithmonë ai që tregon fiziku…