![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/06/De-La-Fuente.jpg)
Trajneri i Spanjës: Kemi arritur diçka të jashtëzakonshme
19 qershor 2023
| 11:51
Trajneri Luis De La Fuente pas 11 vite pritje për të festuar një tjetër trofe evropian i dhuron Spanjës trofeun e Ligës së Kombeve në këtë edicion të tretë, duke pasur Portugalinë dhe Francën.
Spanja e mposhti në finale Kroacinë pas ekzekutimit të penalltive.
Luis De La Fuente, trajneri i Spanjës nuk e fsheh gëzimin e tij për këtë sukses të rëndësishëm.
“Nuk kam fjalë të përshkruaj këtë që ndjej për djemtë. Ata u treguan profesionistë të shkëlqyer. Kemi arritur diçka të jashtëzakonshme”, ka thënë De La Fuente.