Rama: Kjo do të jetë java e rikthimit të akullit nëse nuk lirohen policët e rrëmbyer nga Serbia

19 qershor 2023 | 11:55

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve rrëmbyer  të Kosovës nga ana e Serbisë këtë javë.

Duke publikuar thirrjen e Departamentit Amerikan të Shtetit për lirimin e menjëhershëm të policëve, Rama ka paralajmëruar Serbinë se kjo “do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen”.

Gjithashtu, Rama ka paralajmëruar hapa mbrapa në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.

“Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!”, ka shkruar Rama në “Twitter”.

Më tutje, Rama ka thënë se “situata mund të agravohet” më shumë nëse kryeministri Albin Kurti “këmbëngul në të tijën kundër aleatëve”.

Rama: Albin, mos e humb veriun!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar lirimin e tre…