Georgina shfrytëzon miqtë? Postimi i modeles së famshme që tregon…

19 qershor 2023 | 12:44

Modelja e famshme, Georgina Rodriguez, është një nga gratë më me ndikim në botë. Ajo është partnerja e Cristiano Ronaldos, nënë e 2 fëmijëve të tij, e tashmë një nga gratë më të kërkuara nga kompanitë e njohura.

Pak kohë më parë, Georgina publikoi edhe sezonin e dytë të serialit të saj ‘I am Georgina’, aty ku tregonte përditshmërinë, që nga kujdesi për fëmijët, koha e lirë me miqtë, puna e deri tek marrëdhënia me Cristiano Ronaldon.

Por, rezerva gjatë serialit janë bërë për mënyrën sesi Georgina sillej me miqtë e saj. Madje një episod u komentua goxha, pasi ajo i kërkoi një prej mikeshave të saj që të provonte një palë çizme, vetëm që të hapeshin e që më pas t’i binin fiks asaj. Kjo u komentua në rrjet si ‘përdorje’ dhe ‘shfrytëzim’ nga ana e Georginës.

E si për t’i hedhur poshtë këto pretendime, Georgina ka ndarë një foto në ‘Instagram’ ku shihet duke larë kokën e mikes së saj.

‘Duke u kujdesur për miqtë e mi. Sa me fat jemi’

A mjafton ky postim për të shuar zërat?

Georgina shfrytëzon miqtë? Postimi i modeles së famshme që

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga grumbullimi i kombëtares kuqezi, ku ndodhet prej gati 10…