Pushteti i hakmerret Bekim Haxhiut, ia shkarkon vëllanë nga drejtimi i ndërmarrjes publike

19 qershor 2023 | 16:06

Deputeti i Partisë Demokratike (PDK), Bekim Haxhiu, ka reaguar pas shkarkimit të vëllait të tij, Abdullah Haxhiu nga pozita e kryeshefit ekzekutiv nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Mbeturinave

Haxhiu ka akuzuar qeverinë Kurti, duke thënë se shkarkimi i tij është bërë për shkak të opozitarizmit të tij dhe rastit “pica”.

“Shkarkimi i vëllait Abdullah Haxhiu nga pozita e kryeshefit të KMDK-së është hakmarrje e drejtpërdrejtë e Albin Kurtit, për shkak të opozitarizmit tim në Kuvendin e Kosovës, në raport me veprimet e tij si kryeministër, por mbi të gjitha për shkak të publikimit të takimit të vizitës së tij në fshatin Binqe të banuar me serbë dhe rastit ‘pica’ të Armend Mujës!”, ka shkruar thënë ai.

Haxhiu ka thënë se kompania e udhëhequr nga vëllai i tij ka pasur suksese, mirëpo, këto suksese nuk janë duke i interesuar qeverisë Kurti, të cilën e ka quajtur qeveri anti-UÇK dhe neo-jugosllave.

“Këto suksese nuk i interesojnë qeverisë anti-UÇK , neo-jugosllave të Kurtit, sepse ata duan hakmarrje politike dhe ideologjike ndaj luftëtareve të lirisë që u treguan të suksesshëm edhe në menaxhim”.

“Për zbatim të urdhrit politik në krye të Bordit të ‘dhunshëm’ u emërua Izja Mjeku, kushëriri i zëvendësministrit Getoar Mjeku, i cili bashkë me ministren Artane Rizvanolli dhe kryeministrin Kurti janë marrë personalisht dhe intensivisht për ta realizuar hakmarrjen e Kurtit, duke e kërcënuar bordin e kaluar në zyre të ministres: se nëse nuk e shkarkojnë menjëherë Abdullah Haxhiun do të shkarkohet bordi, gjë e cila edhe ndodhi”, ka shkruar Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja ishte një hap larg mbylljes së marrëveshjes me Julian…