“Prishtina mund të bombardohet”, Spahiu shpjegon pse mund të ndodhë, Matoshi e quan ide të krisur

19 qershor 2023 | 20:53

Në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadiku, në Kanal10, duke folur për situatën në veri pas kidnapimit të tre policëve kosovarë nga policia serbe dhe kërkesës së faktorit ndërkombëtar për shtensionimin e situates në veri, analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se beteja po vazhdon. “Kurti është i interesuar që të këtë sa më shumë arrestime para se të shkojë në dialog”, tha Spahiu.

Sipas tij Kurti ka marrë një goditje sepse kidnapimi i tre policëve nuk është dashur të ndodhë,

Spahiu tutje tha se kidnapimi i policëve është një akt terroist se Vuçiq ka dëshmuar se policia e Kosovës është e brishtë.

Spahiu shpejgoi edhe diskutimin e tij se Prishtina mund të bombardohet.

Matoshi e ka quajtur këtë ide si ideja më e krisur që me ka bërë për të qeshur.

Spahiu shpjegoi se asnjëherë nuk duhet përjashtuar luftam ajo mund të ndodhë edhe pa pasur asnjë plan për të nisur.

“Aq sa po i lexoj diplomatët amerikanë po kuptoj që ata duan që të fusin Serbinë në orbitën e tyre pa luftë por janë duke e përgatitur edhe mundësinë e luftës”, tha Spahiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filloi ndeshja mes Përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe Bjellorusisë…