Oda e Mjekëve të Kosovës nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me kompaninë Hoffmann-La Roche

19 qershor 2023 | 23:46

Oda e Mjekëve të Kosovës me datë 14 qershor 2023, ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Kompaninë farmaceutike Hoffmann – La Roche, Zyrën e saj përfaqësuese në Kosovë.

Memorandumi i nënshkruar nga Kryetari i OMK-së Dr. Pleurat Sejdiu dhe Menaxherja e Zyrës së Roches për Maqedoni dhe Kosovë Znj. Aleksandra Ivanovska është thellim i mëtejmë i një bashkëpunimi të frytshëm të filluar dhe zhvilluar për vite me radhë.

Ky bashkëpunim do të sigurojë përfitime profesionale në aspektin e njohurive dhe shkathtësive të anëtarëve të OMK-së në shumë fusha të punës së tyre të përditshme.

Në mënyrë specifike përmes këtij MM do të trajtohen temat me interes të përbashkët siç janë: diagnostikimi i hershëm i Limfadenopatisë; kontributi i Roches në Revistën e OMK-së; PPMM (Programin e përdorimit të mëshirshëm të barnave) dhe rregullimi i përshtatshëm i angazhimit të Profesionistëve të Kujdesit Shëndetësor (PKSh) në aktivitetet bashkëpunuese kërkimore në të ardhmen.

Në funksion të zbatimit të këtij Memorandumi, në ditët në vijim do të krijohen grupet e përbashkëta punuese për zbatimin e aspekteve specifike të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Zvicrës është ndalur me barazim nga Rumania, në…