Garcia: Kam ardhur për të fituar trofe

20 qershor 2023 | 10:06

Epoka e Rudi Garcia fillon në Napoli. Pas fitores së Serie A dhe lamtumirës së Luciano Spalletti, trajneri i ri i Napolit është prezantuar para medieve dhe tifozëve duke treguar menjëherë synimet e tij.

“Kur filloj një kompeticion, e luaj gjithmonë për ta fituar. Jam këtu për të fituar trofe. Ne ramë menjëherë dakord me presidentin për ambiciet. Jam i sigurt se ai do të më japë një ekip cilësor. Nuk do të bëj ndryshime taktike, por dua të vendos vulën time në lojë. Dhurata e parë e presidentit? E ka bërë tashmë duke më sjellë këtu. Dua të përshëndes tifozët për pritjen e tyre dhe të përgëzoj presidentin dhe ekipin e tij, i cili së shpejti do të jetë i imi, për atë që bënë sezonin e kaluar. Synimi im është të forcoj lidhjen me ekipin tim dhe të fitoj sa më shumë”, ka thënë Garcia.

“Rikthimi në Serie A? Shpresoj të jem një Garcia me më shumë përvojë sepse kam bërë shumë. Është një kënaqësi e vërtetë të rikthehem në Itali dhe në Napoli. Mezi pres të zbuloj qytetin. Do të përpiqem të jap maksimumin që di të bëj dhe ta bëj pikërisht këtu te Napoli”, ka shtuar Garcia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolonel Martin O’Donnell, zëdhënës i Komandës së Ushtrisë Amerikane në…