Munishi: Nesër me marrë Kosovën e dërgoj në Evropian

20 qershor 2023 | 10:55

Trajneri i njohur nga Kosova, Ismet Munishi ka bërë disa deklarata interesante kundrejt Alain Giresse, ndërsa nuk la pa theksuar se ai do ta dërgonte këtë ekip të Përfaqësueses së Kosovës në “Euro 2024”.

Në Budapest të Hungarisë, ‘Dardanët’ u mposhtën të hënën mbrëma nga Bjellorusia me rezultat 2-1 në kuadër të Grupit I. Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Ismet Munishi pretendoi se selektori Alain Giresse, nuk i njeh disa nga futbollistët e Kosovës.

“Zyrtarisht jemi në krizë. Gjysmën e futbollistëve nuk i njeh selektori i Kosovës, nuk i ka parë duke luajtur, nuk e dinë kush mund të luajë”, ka thënë fillimisht Munishi.

Munishi edhe ironizoi me Giresse duke thënë se “sot ishte fusha e mirë, më mirë të luajmë ndoshta në fushë të keqe”.

Megjithatë, kjo nuk ishte e tëra pasi ish-trajneri i Prishtinës deklaroi se ai do ta dërgonte këtë ekip në Euro 2024.

“Nesër unë i marrë e i çoj në Kampionat Evropian. Publikisht po e them se me këto pikë që i kanë e çoj Kosovën në Evropian. Nuk është faji te futbollistët. Djemtë janë duke e dhënë maksimumin. Me besu në këtë trajner është i me besu në babadimër”, përfundoi trajneri i njohur.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ligji për imigrimin e punonjësve të kualifikuar pritet të vendoset…