Qallaku vazhdon me Pejën

20 qershor 2023 | 11:12

Basketbollisti i njohur, Arian Qallaku do të jetë pjesë e KB Peja edhe për një vit tjetër. Klubi pejan ka njoftuar se marrëveshja me basketbollistin e dëshmuar është arritur dhe ai do të djersitë fanellën e klubit të vendlindjes.

“Djali i qytetit verdhë e zi, vazhdon rrugëtimin me klubin e basketbollit Peja. Ariani do mbetet pjesë e klubit tonë edhe për një vit tjetër”, thuhet në njoftimin e KB Peja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-emisari amerikan, Richard Grenell, ka thënë se ish-administrata Trump kishte…