Zbulohet dëshmia e 27-vjeçarit që qëlloi me telefon Bebe Rexhën, hetuesit ngelën pa fjalë

20 qershor 2023 | 11:25

Këngëtares së famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, i ka ndodhur së fundmi një incident i papritur gjatë një koncerti në Manhattan. Teksa ajo po performonte, një fans e ka goditur me celular në fytyrë.

Ndërkohë mediat e huaja kanë zbuluar së fundmi dëshminë e personit që dyshohet se ka goditur artisten me famë botërore.

“Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të shfaqjes, sepse do të ishte qesharake”, tha i akuzuari Nicolas Malvagna në dëshminë e tij, duke lënë të habitur hetuesit e çështjes.

Ndërkohë kujtojmë se 27-vjeçari u arrestua dhe u akuzua për sulm dhe ngacmim të rëndë. Bebe Rexha ishte në skenë duke përfunduar koncertin e saj në Rooftop në Pier 17, kur ai dyshohet se hodhi telefonin drejt saj. Goditja e fortë e la kantautoren të gjakosur dhe me sy të nxirë.

“Po përpiqesha...”/ Zbulohet dëshmia e 27-vjeçarit

Ajo u largua me shpejtësi nga skena dhe u dërgua në një spital, ku mori qepi pjesën e çarë të syrit. Më vonë, Bebe i siguroi fansat se ishte “mirë”, duke postuar një foto të fytyrës së saj, e cila tregonte një mavijosje të madhe në qepallë dhe shirit qepjeje në vetullën e saj.

Bebe, emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha, ishte gati të mbyllte turneu e saj ‘Best F’n Night Of My Life’ në New York kur ndodhi incidenti. Ajo pritet të performojë edhe në The Fillmore në Filadelfia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga ardhja e menaxhmentit të ri në KRM “Pastrimi”…