![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/dzeko-scaled.jpg)
Dzeko, afër Fenerbahçes
20 qershor 2023
| 12:28
Skuadra e Fenerbahçes është duke punuar në detajet e fundit për ta kompletuar transferimin e Edin Dzeko brenda javës, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
Sulmuesi boshnjak do t’i bashkohet ekipit nga Turqia me zero shpenzim, pasi i përfundon kontrata me Interin në ketë muaj. 37-vjeçari këtë sezon me italianët ka regjistruar 52 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar 14 gola dhe 5 asistime.