Lakersat synojnë transferimin e Chris Paul

20 qershor 2023 | 12:47

Skuadra e Los Anxhelos Lakers ka nisur nga puna për ndërtimin e një ekipi kompetitiv për sezonin e ri. Më 1 korrik çelet merkato dhe skuadra kaliforniane, që sezonin e fundit shkoi deri në finalen e Konferencës së Perëndimit, synon që të rikthehet të duelojë për titullin.

Sipas “The Athletic”, problemi më i madh për Lakersat mbetet organizatori dhe skuadra e Lakersve ka hedhur nga veteran Chris Paul. Gjithçka do të varet nga dëshira e 38-vjeçarit, që aktualisht luan me Phoenixin, por nga 1 korriku ai mund të jetë lojtar i lirë dhe të ndërrojë fanellë.

Lakersat janë gati t’i ofrojnë një kontratë me minimumin e pagës që ofron Liga, duke i dhënë mundësi që të mbajnë edhe Austin Reavez dhe Rui Hachimura, pa prekur tavanin e pagesave.

Problem për Lakersat janë edhe dy emra të tjerë aktualisht në skuadër. Bëhet fjalë për D’Angelo Russell dhe Dennis Schroder, që gjithashtu duan një vend si titullar dhe më shumë minuta lojë. Ata kanë luajtur në rotacion, ndërkohë që dy emrat e paprekshëm në formacionin bazë janë LeBron James dhe Anthony Davis, që duan një person që të organizojë lojën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Ridvan Berisha ka reaguar për zhvillimet e fundit në…