Iranianët në Shqipëri kundërshtojnë kontrollet policore

20 qershor 2023 | 14:58

Që në orët e para të mëngjesit të 20 qershorit, Policia e Shtetit në Shqipëri po kryen kontrolle në mjediset ku janë të strehuar rreth 3.000 pjesëtarë të opozitës iraniane, në kampin e Manzës të Durrësit.

Sipas njoftimit, policia tha se kontrollet po kryhen me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Zëdhënësi i iranianëve të strehuar në Shqipëri të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), tha për mediet se dy persona kanë humbur jetën gjatë përleshjeve me policinë. Por, policia shqiptare ka mohuar këto pretendime. Zëdhënësi i MEK-ut po ashtu pretendoi se disa persona janë plagosur.

Aktualisht, ka përplasje mes policisë dhe banorëve në këtë kamp.

Aksioni në kampin në Manzë po kryhet në kuadër të një plani operacional, që ka nisur me kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin ku janë të vendosur pjesëtarët e MEK-ut, raporton Rel.

Policia tha se kontrollet po kryhen duke respektuar etikën dhe komunikimin, si dhe liritë dhe të drejtat themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.

Aktualisht nuk dihet nëse janë lëshuar urdhërarrestime, por autoritetet thanë se në fund të kontrolleve do të ofrojnë detaje.

Më 2013, autoritetet shqiptare janë pajtuar – me kërkesë të Shteteve të Bashkuara që të pranojnë rreth 3.000 pjesëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK).

Irani i konsideron pjesëtarët e kësaj organizate si terroristë. Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi e fajësoi Iranin se qëndron prapa një sulmi kibernetik që ndodhi në korrik të vitit 2022.

Ndërkaq një vit më parë u anulua, për arsye sigurie nga kërcënime terroriste, Samiti Botëror i Iranit të Lirë, që do të mbahej më 23 dhe 24 korrik në “Ashraf 3” në Manzë të Durrësit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Verifikimi i bizneseve nëse janë duke respektuar thirrjet ligjore për…