‘Dardanët’ mirëpresin shkarkimin e Giresse

20 qershor 2023 | 16:30

Sot Alain Giresse është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Përfaqësueses së Kosovës në futboll. FFK-ja deri të vendimi për shkarkim të trajnerit francez erdhi pas humbjes që Kosova pësoi mbrëmë nga Bjellorusia (2-1).

Pas shkarkimit të përzgjedhësit Giresse ka reaguar edhe kryetari i tifozëve “dardanët”, Lulzim Berisha, i cili e vlerësoi si të drejtë shkarkimin e trajnerit nga FFK-ja.

“Përfaqësuesja nuk është klub. Fanella e saj djersitet, por edhe ndjehet. Është krenari ta mbash atë, jo obligim sa për t’u grumbulluar. FFK-ja veproi drejtë me shkarkimin e Giresses, por nuk duhet harruar: tifozët duan angazhim me zemër, jo formal. Ata duan sukses. Prandaj edhe e mbështesin e i mbështesin futbollistët. Siç kanë bërë ashtu edhe do të bëjnë, veçse duhet reciprocitet: lojtarët t’ua kthejnë tifozëve, me angazhim! Veç kësaj, ditëve në vijim do të kemi takim bashkëpunimi me FFK-në, për t’u koordinuar për të mirën e Kosovës. Kosova përjetë dhe asnjëherë vetëm”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla-Schwarz,…