Osmani bisedon me Gërvallën dhe Daçiqin: Të qetësohet situata në veri

20 qershor 2023 | 16:54

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka bërë me dije se ka biseduar me homologen e tij nga Kosova, Donika Gërvalla, dhe me atë serb, Ivica Daçiq.

Ai në “Twitter” ka shkruar se me Gërvallën dhe Daçiqin ka biseduar për zhvillimet  në veri të Kosovës dhe ka kërkuar që situata menjëherë të qetësohet.

“Përsërita thirrjen time për de-eskalim urgjent në komunat veriore të Kosovës. Është shumë e rëndësishme që Serbia t’i lirojë menjëherë policët kosovarë të arrestuar”, ka shkruar Osmani.

Si drejtues i OSBE-së, ai ka treguar se janë të gatshëm që të ndihmojnë për zhvillimet në veri.

“Është thelbësore që të gjitha palët të punojnë drejt paqes, dhe unë i kërkova ta bëjnë këtë!”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “Art Motion” ka reaguar pas publikimit të një shkrimi,…