Thaçi falënderon liderët e Luginës për përkrahjen e idesë për korrigjimin e kufirit me Serbinë

13 gusht 2018 | 15:13

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar qytetarët dhe liderët e Luginës së Preshevës, të cilët sipas tij janë duke e përkrahur idenë për bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën.

Ai ka thënë se korrigjimi i kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet t’i bashkojë të gjithë.

“Edhe njëherë i falënderoj liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës që po përkrahin arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta për bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo e drejtë duhet të na bashkojë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera, qoftë nga pozita institucionale, e shoqërisë civile apo e opozitës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nikola Kaliniq është prezantuar si lojtar i ri i skuadrës…