Bahri Rexha, pjesëmarrës në Programin EuroStep të FIBA-s në Slloveni

20 qershor 2023 | 20:29

Menaxheri për Media në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), Bahri Rexha është duke marrë pjesë në Workshopin e organizuar nga FIBA për EuroStep.

Ky seminar zhvillohet më 20-21 qershor në Lubjanë të Sllovenisë. Të pranishëm janë përfaqësues nga Federatat Nacionale të Basketbollit.

Gjatë dy ditëve do të ligjërohet për mediat sociale, si Facebook, YouTube, uebsite, Instagram, TikTok, si dhe Mediat e Operacionet Digjitale.

Po ashtu do të ligjërohet për Videografinë dhe të ardhmen e mediave. Ligjërues janë përfaqësues nga FIBA, si Sakis Kontos, Geoff Wilson, Zane Jurjane, Matiss Spaile, Elena Zoppe dhe Francesco D’Aniello.

Pjesëmarrësit po ashtu do të kenë mundësi të shohin ndeshje nga Kampionati Evropian i femrave në Slloveni.

Gjithsej janë zhvilluar gjashtë Webinare, ku kanë folur përfaqësues të FIBA-s, NBA Europe, Minnesota Timberwolves, Menaxherë të 3×3, të Kupës së Botës të femrave 2022, të Federatës së Iralndës, Drejtori Menaxhues i Sportcast, etj.

Në fund të seminarit në Slloveni, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 21.06.2023 Punime të…