Orban, Vuçiqit: Liroja policët Kosovës

20 qershor 2023 | 20:45

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, kishte një “lutje” për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën.

Orban po kërkon që Beogradi të lirojë tre policët e rrëmbyer kosovarë nga ana e palës serbe para një jave në pikën Bare të Leposaviqit (Brezi Kufitar Kosovë-Serbi).

“Për tre policë të Kosovës, ju lutem i dashur Aleksandër, mendojeni, armiqtë mezi presin ta dëmtojnë Serbinë, është një rast i tillë në të cilin mendoj se do të ishte mirë të dëgjoni rekomandimin e Hungarisë dhe të ia ktheni ata tre shqiptarë Kosovës. Mendoj se kjo do të ju ndihmonte për të çuar përpara kauzën tuaj. Prandaj, po ju kërkoj të mendoni për këtë”, theksoi i pari i qeverisë hungareze, gjatë një takimi që zhvilloi në qytetin serb, Paliq.

Nga ana e tij, Vuçiq, thotë se “nuk po fle që sa ditë”, kjo për shkak të kërcënimeve që ky pretendon se po i merr nga fuqi të ndryshme nëse nuk lirohen tre pjesëtarët e policisë kufitare të Kosovës. Për rastin e tyre serbi shtoi se po merren organet gjyqësore.

E sa për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel, Vuçiq, shtoi se nuk ndodh pa u plotësuar disa kushte.

“Nuk do të shkoj të flas me Kurtin, derisa nuk lirohet secili serb i arrestuar, derisa nuk largohen ata kryetarët e rrejshëm të komunave, të tërhiqet policia speciale e tyre që po arreston serb çdo ditë. Pastaj do të flasim për krijimin sa më të shpejtë të Bashkësisë së Komunave Serbe, sipas asaj që jemi pajtuar. Kështu që nëse doni, doni, nëse nuk doni, atëherë me mua e keni përfunduar”, shtoi Vuçiq.

I pari i Serbisë, foli edhe për agjendën e takimeve që do t’i ketë shefi i Qeverisë së Kosovës. Sipas tij, Kurti së shpejti shkon në Vatikan, për të kërkuar njohjen nga Selia e Shenjtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbajtja në burg e Naser Pajazitajt, si i akuzuar për…