Milani nuk heq dorë nga transferimi i Brojës

21 qershor 2023 | 13:09

Armando Broja është rikthyer nga lëndimi i rëndë në gju, por tashmë është rikthyer në fushë, i gatshëm për të bindur trajnerin Pochettino.

Dëshira e Brojës ka qenë dhe mbetet e njëjtë, të bëj vend te Chelsea, klub ku është rritur, me të cilin ka një kontratë deri në qershor 2028. Pavarësisht këtij fakti, emri i Brojës mbetet fiks në tregun e transferimeve. Sulmuesi kërkohet jo vetëm në Premier Ligë, por dhe në Serie A.

“Tuttosport” shkruan se Broja është një objektiv i Milanit në këtë merkato vere. Në fakt, Broja është një emër që lidhet në mënyrë konstante me një kalim në “San Siro”, “djalli” u përpoq ta joshte edhe gjatë verës së shkuar pasi kishte mbyllur një sezon fantastik me Southamptonin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…