Asamblistja e LV-së në Prishtinë i bashkohet PDK-së

21 qershor 2023 | 13:16

Nënkryetarja e Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu ka njoftuar sot që PDK-së po i bashkohet një asambliste.

Berna Saraçi, asambleiste nga Lëvizja Vetëvendosje iu bashkua sot ekipit të PDK-së në asamble në kryeqytet.

Nënkryetarja Sahatçiu lajmëroi që prej sot ekipi i PDK-së në Prishtinë përfaqësohet edhe me një super grua në Kuvendin Komunal.

“Ndihem jashtëzakonisht e plotësuar të shoh se si vizioni “Prishtina na bashkon” po jetësohet natyrshëm e me vullnet çdo ditë e më shumë. Prishtina na bëri bashkë në qeverisje fillimisht për projekte konkrete në arsim, shërbime publike, zhvillim rural, kulturë e sport, por që më pas u zgjerua në një frymë që veçse po lulëzon. Bashkë, pa fjalë shumë, me punë e përkushtim të sinqertë – ashtu sikurse edhe e kishim dëshiruar nga fillimi”, ka shkruar Sahatçiu në “Facebook”.

Në zemrën e Alpeve Shqiptare, në Vuthaj dhe Guci, ndodhet “aorta” “Mountain View INN”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja me famë botërore, Ava Max, mbrëmë mbajti një koncert…