Vavalis: Do të luftojmë për shanset tona ndaj Viktoria Plzen

21 qershor 2023 | 15:08

Drita e Gjilanit në raundin e dytë të Ligës së Konferencës do të përballet me skuadrën nga Çekia, Viktoria Plzen.

Trajneri Akis Vavalis ka thënë se kundërshtari është një skuadër mjaftë e fortë që vitet e fundit ka luajtur në fazën e grupeve, por ka paralajmëruar se Drita do të lufton për shanset e veta në këtë përballje.

“Një ndeshje shumë e rëndësishme. Kemi një kundërshtarë shumë të vështirë, një kundërshtarë që viteve të fundit ka luajtur në faza të grupeve. Klubi jonë në vitet e fundit e ka dëshmuar që kundër kundërshtarëve të fort ka pasur përformanca të shkëlqyera dhe shpresojmë shumë që edhe këtë vit të bëjmë mirë dhe pse jo të shkaktojmë befasi. Të gjithë e din që ne nuk jemi favorit për këtë ndeshje por ne do të luftojmë për shanset tona. Do të jetë një ndeshje e madhe dhe një mundësi e mirë për të gjithë lojtarët tanë dhe për tifozët tanë që të shohin një ndeshje rivalizuese”, ka thënë Akis Vavalis.

Ndeshja e parë do të zhvillohet me 27 korrik, ndërsa ajo e kthimit me 3 gusht.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka pritur në takim kryetarin e ri…