“Më vjen ti shkul, dukem si një…” 22-vjeçari që rregulloi dhëmbët në Turqi: Pas disa kohësh …

21 qershor 2023 | 15:17

Një model që fluturoi drejt Turqisë për të rregulluar dhëmbët, ka thënë se tani duket si ‘një peshkaqen’. Jack James vendosi që të bënte dhëmbët në mënyrë që të dukej më mirë në kamera.

Për këtë arsye, 22-vjeçari nga Manchester fluturoi për në Stamboll, në shtator të vitit 2022, aty ku shpenzoi 3000 paund. Fillimisht i riu ishte mjaft i kënaqur me rezultatin, por disa muaj më vonë çdo gjë ndryshoi, pasi dhëmbët nisën duke i rrjedhur gjak dhe qelb.

Por jo vetëm kaq, pasi gjithashtu ka pasur edhe probleme me frymëmarrjen, e si pasojë ka lënë një takim urgjent me dentistin.

Pas këtij kontrolli, Jack-ut iu tha se dhëmbët e tij kishin një infeksion dhe rregullimi i tyre do të kushtonte plot 20 mijë paund. Duke mos pasur mundësi për të përballuar këtë kosto të lartë në Mbretërinë e Bashkuar, ai shpenzoi 4500 paund në Turqi, në qershor të vitit 2023 ku hoqi fasetat.

“Daily Star” shkruan se 22-vjeçari ka mbetur i tronditur kur ka zbuluar se dhëmbët e tij ishin bërë si të ‘një peshkaqeni’ përpara se të vendoseshin fasetat. Në Turqi vendosi të tjera, për të cilat ka thënë se pasi u rikthye në shtëpi kanë filluar duke rënë.

“Më vjen ti shkul, dukem si një...”/ 22-vjeçari

“Ata ishin të bindur se nuk ishte faji i tyre. Më thanë se duhet të paguaj përsëri për ti rregulluar. Më hoqën të gjithë dhëmbët dhe abscesin, e futën dhëmbë të përkohshëm. U deshën disa javë që infeksioni të largohej”, ka thënë ai.

Jack ishte më pas në gjendje të vendoste një grup të ri fasetash dhe u kthye në Mbretërinë e Bashkuar në qershor 2023.

“Më vjen ti shkul, dukem si një...”/ 22-vjeçari

I riu ka vendosur që t’a bëjë publike historinë e tij pasi dëshiron që të paralajmërojë të tjerët që të bëjnë kërkime përpara se të shkojnë jashtë vendit për trajtimet e tyre stomatologjike.

“Ndihem shumë i mërzitur me veten time. Më vjen të shkul të gjithë dhëmbët”, ka thënë Jack.

“Më vjen ti shkul, dukem si një...”/ 22-vjeçari“Më vjen ti shkul, dukem si një...”/ 22-vjeçari

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot skuadra kampione e Superligës së Kosovës, Ballkani e ka…